Koronavirusi në Shqipëri/Rregjistrohen 24 orët e fundit 299 raste të reja dhe kanë humbur jetën 4 persona

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 4 persona për shkak të COVID-19, ndërkohë që kanë rezultuar pozitivë 299 të tjerë.

Ndërkohë që spitalet COVID po tejmbushen, pasi 271 pacientë po marrin mjekim në këto ambiente.

“Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:  184 raste në Tiranë, 23 raste në Korçë, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Kuçovë,  8 raste në Durrës, 7 raste në Elbasan,  6 raste në Pogradec dhe Përmet, 5 raste në Librazhd, 4 raste në Shkodër dhe Lezhë, 3 raste në Fier, Pukë, Tropojë, Sarandë, Skrapar, 2 raste në Krujë, Kurbin, Prrenjas, 1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Berat, Kamëz, Mat, Fushë-Arrëz, Cërrik.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 271 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 64 vjeçar nga Elbasani, një 65 vjeçar nga Tropoja, një 77 vjeçar nga Tirana, një 81 vjeçar nga Gramshi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes  Sociale ju bën apel qytetarëve: Vendoseni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.  Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19”, njofton ministria.

Zjarr Tv Ad