Koronavirusi në Shqipëri/Shënohen 273 raste të reja dhe 5 persona kanë humbur jetën 24 orëve të fundit

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 273 raste të reja me koronavirus.

Ndërkohë 5 persona kanë humbur jetën, duke e çuar në 448 numrin e të vdekurve për shkak të COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Situatë e rënduar paraqitet edhe në spitalet COVID, ku 259 qytetarë janë të shtruar dhe po marrin trajtimin mjekësor.

Njoftimi i Ministrisë:

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1289 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 273 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar në 10,001 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

192 raste në Tiranë,

17 raste në Korçë,

12 raste në Lezhë,

10 raste në Gjirokastër,

8 raste në Shkodër,

7 raste në Sarandë

5 raste në Kavajë,

4 raste në Durrës,

3 raste në Fier,

2 raste në Kurbin, Kamëz, Tepelenë, Gramsh

1 rast në Lushnje, Mirditë, Mallakastër, Mat, Divjakë, Malësi e Madhe, Patos

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 74 vjeçar nga Durrësi, një 76 vjeçar nga Tirana, një 81 vjeçar nga Rrogozhina, një 82 vjeçar nga Shkodra, një 91 vjeçar nga Korça.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Nisur nga rritja e numrit të rasteve positive në ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë me rigorozitet masat e vendosura. Të mbajnë maskën detyrimisht edhe në ambienet jashtë shtëpise, të respektojnë distancën fizike prej së paku 1.5 metër dhe të kujdesen vazhdimisht për higjienën personale, si të vetmet mjete që kemi në dispozion për mbrojtur veten dhe të afërmit tanë.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (17 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                          273

Të shëruar ne 24 orë                      44

Humbje jete në 24 orë                   5

Testime ditore                                   1,289

Testime totale          106,093

Raste pozitive                    16,774

Raste të shëruara                             10,001

Raste Aktive                         6,325

Humbje jete                           448

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   3176

Durrës        651

Shkodër     451

Fier             364

Korçë         356

Lezhë         324

Elbasan      265

Vlorë          231

Berat          182

Kukës        165

Dibër         84

Gjirokastër    76

Zjarr Tv Ad