Koronavirusi, në spitalin Covid 2, 50 të infektuar, në shtator hapet Covid 3

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në spitalin Covid 2 vazhdojnë të janë të shtruar rreth 190 paciente. 50 prej tyre janë pozitiv me koronavirus, ndersa pjesa tjetër janë negativë, por me probleme pulmonare.

Tek spitali infektiv janë rreth 90 pacientë pozitivë dhe negativë. Spitali Covid 3 pritet të hapet në shtator me 40 shtreter.

Një ndër emrat qe flitet se do të drejtojë Covid 3 është Arjan Harxhi. Mjekët që shërbyen në Itali janë duke shërbyer në spitalet Covid, ndërsa pritet që edhe një pjesë tjetër të shkojnë për shërbim në këto ambiete pasi kanë eksperience.

Pritet që Ministria e Shëndetësisë t’i dërgojë një kërkesë Universitetit të Mjeksisë për të hapur një grup specializantësh per trajtimin e rasteve covid.

Ishte parashikuar të krijohej në mars, por kushtet aktuale e kanë nxitur për t’u hapur në perudhën shtator-tetor.

Zjarr Tv Ad