Koronavirusi, Pampuri në Durrës: Mjekët i kanë blerë privatisht maskat mbrojtëse

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri ishte të premten në qytetin e Durrësit, ku pa nga afër qendrës spitalore dhe masat e marra për mbrojtjen nga koronavirusit. Sipas një deklarate që ajo dha për mediat, u shpreh se në Durrës nuk ka asnjë masë mbrojtëse për mbrojtjen nga koronavirusi. Ajo tha se gjithçka deri tani, që ka deklaruar qeveria, ka qenë mashtrim.

Pampuri: Jemi në spitalin e Durrësit ku pata rastin të vizitoj ambientet e brendshme të spitalit të Durrësit, takova personelin shëndetësor, takova mjekë, prej të cilëve një pjesë e tyre ishin të pa pajisur me maska, madje edhe ata që kishin maska kishin mundur t’i siguronin privatisht duke i blerë vetë këto maska. Ka një furnizim shumë të dobët me doreza, të cilat duhet te jenë të pranishme këto ditë, mjekët nuk kanë kapuç, nuk kanë doreza, nuk kanë dezinfektantë, ka mungesë maskash.

Sipas Pampurit situata në spital por edhe në Qendrën Shëndetësore të qytetit të Durrësit është tërësisht e kundërt me atë që paraqet Ministria e Shëndetësisë, pasi rezulton se nuk ka as edhe një plan masash për përballimin e një situate me Coronavirus, krejt në të kundërt me planin që po ndjekin vendet e tjera të rrezikuara.

Pampuri: Është gjithçka ndryshe nga jo që paraqet ministria dhe nga ajo që paraqitet nga qeveria. Nuk ka asnjë plan masash të qartë dhe i cili t’i bëhet i ditur qytetarëve. Jemi në prag të një epidemie, ku vendet fqinje, Itali dhe Greqia kanë shumë të prekur. Italia ka shumë të prekur koronavirusi dhe duke qenë në një situatë të tillë sigurisht edhe Shqipëria duhet të kishte një plan masash  të cilat duhet të ishin bërë të qarta qytetarëve, duhet të kishte një strategji. Strategjia që qeveria dhe ministria po ndjek është komplet ndryshe nga ajo që po ndjekin vendet e Europës dhe është komplet ndryshe dhe komplet ndryshe nga ato që po ndjekin vendet të cilat sigurisht kanë paraqitur masat mbrojtëse për t’u përballur me koronavirusin.

Zjarr Tv Ad