Koronavirusi, pezullohen 2 javë gjyqet në të gjithë vendin

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me anë të një vendimi Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi pezullimin e vepritmarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha Gjykatat e vendit. Shkak për këtë vendim është bërë koronavirusi.

“Pezullimin e veprimtarisë dhe shërmbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat e vendit, të juridiksionit të përgjtihshëm dhe të posaçëm, për shkak të situatës së krijuar dhe infeksioni i përhapur Covid-19”, shprehet në pikën e parë të vendimit.

Megjithatë, KLGJ ka vendosur që të përjashtohet nga efektet e pezullimit veprimtaria dhe shërbimet gjyqësore, që lidhen me çështje të “natyrës së ngutshme, të vlerësuara si të tilla rast pas rasti nga gjyqtari”.

Gjithashtu, përjashtohen nga efektet e pezullimit, “seancat e vlerësimit të masavet ë sigurisë, seancat në të cilat janë kërkuar ose zbatuar masat e sigurisë me burg, dhe kur të arrestuarit, i pandehuri ose mbrojtësit e tyre e kërkojnë shprehimisht që të vijohet me shqyrtimin e tyre”. Kohëzgjatja e këtij vendimi do të jetë për një periudhë dy javore, thotë KLGJ.

Zjarr Tv Ad