Koronavirusi prek edhe Futbollistin e Kombëtares Kosovare

0
5

Edhe pse u bënë disa muaj nga shpërthimi i pandemisë, Koronavirusi vazhdon të përhapet me shpejtësi në shumë vende. Edhe sporti është prekur nga ky virus, ku janë konfirmuar disa raste pozitive. Së fundmi, mbrojtësi i Kosovës, Mirlind Kryeziu ka rezultuar me Koronavirus. Futbollisti i cili luan me Zyrihun në Zvicër, sapo ka ndjerë simptomat e para nuk është paraqitur në stërvitje, duke u izoluar menjëherë  në shtëpinë e tij. Kujtojmë se ky është rasti i parë me Koronavirus në kampionatin zviceran.