Korreshi ironizon Krifcën: Vini në Lushnjë vetëm për të bërë foto me shalqi! Harta e re gjyqësore, skandal

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka reaguar ashpër nga foltorja e Kuvendit për hartën e re gjyqësore. Korreshi e quan atë skandal, ndërsa shton se qytetarëve të Lushnjës do iu duhet të bëjnë 40 km rrugë për të shkuar në Fier.

Ndër të tjera Korreshi tha se qeveritarët shkojnë në Lushnjë vetëm për të bërë foto me shalqi dhe efektin e bukur të diellit, duke ironizuar kështu ministren e Bujqësisë, Frida Krifca e cila ishte pak ditë më parë në Lushnjë.

“Shikojmë efektivitetin që ka kjo Gjykatë ose numrin e çështjeve. Është një nga Gjykatat që ka numrin më të madh të çështjeve në shkallë vendi. Edhe ky kriter është gjuajtur me shkelmë nga ana juaj.

A e kanë menduar ndonjëherë këta zotërinj se çfarë do ndodhë me banorët e qytetit të Lushnjës që do detyrohet të bëjnë 40 km për të shkuar në Fier?

Dhe këtu parti është mbi të gjitha. Partia e shëndoshë, por njerëzit le të sorollaten. Ky është skandal. Ne i kemi kapacitet që mos e kthejmë këtë qytet në fshat. Vihet në Lushnje vetëm për të bërë foto me shalqi.

Ama për të shitur as që bëhet fjalë. Ama fotot kanë dalë shumë bukur dhe me efekt dielli.  Ju nuk mund të talleni me Lushnjën. Nuk mund t’i hiqni Gjykatën, Prokurorinë, shërbimin e provës. I keni hequr çdo gjë, të paktën lërini dinjitetin”, tha deputeti.

Zjarr Tv Ad