Korrupsion në zgjedhje/ Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla dënohet me 1 vit burg

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memollën për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje”.

Memolla është dënuar nga GJKKO me 1 vit “arrest me burg”.

Gjykata dha gjithashtu dënim plotësues për Edison Memollën që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike.

Hetimet për kryebashkiakun nisën pas publikimit në media të një audio-përgjimi ku dëgjohet Edison Memolla, në atë kohë kandidat për Kryetar Bashkie në Rrogozhinë teksa ndikon tek një elektricist për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor.

Për Prokurorinë e Posaçme, e gjithë kjo bëhej me qëllim që qytetari të votonte në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 Mars 2022. SPAK thotë se hetimet gjithashtu konfirmuan se Memolla premtonte punësime në Bashkinë Rrogozhinë.

Zjarr Tv Ad