“Korrupsioni në Liban më i madh se shteti”/Presidenti libanez pranon dorëheqjen e kryeministrit

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria e Libanit ka dhënë dorëheqjen, pasi kryeministri Hassan Diab tha se në vend ekziston një korrupsion endemik, duke komentuar shpërthimin në kryeqytet, që la të vdekur afër 200 persona.

Presidenti Michel Aoun pranoi dorëheqjen e Diab të hënën dhe i kërkoi qeverisë që të qëndrojë në cilësinë e kujdestarit derisa të formohet një kabinet i ri.

Raportimet e fundit nga Libani thonë se tensionet në vend janë rritur, pas shpërthimit në port që vrau gati 200 njerëz dhe plagosi më shumë se 6000 të tjerë. Diab, në një konferencë për mediat deklaroi se shpërthimi i kishte bazat tek korrupsioni në vend, që është edhe më i madh se shteti.

“Ky krim i ka rrënjët tek korrupsioni endemik që ekziston në Liban dhe që është pjesë e elitës së vendit. Ne si qeveri tentuam të ndryshojmë këtë realitet, por nuk ia dolëm dot. Zoti e ndihmoftë Libanin”, tha Diab pasi dha dorëheqjen.

Në Bejrut, në një protestë masive në vend, më shumë se 728 njerëz janë plagosur, pasi kërkojnë ndryshimin e gjendjes. Protestuesit shprehen se situata në vend është e rëndë, duke thënë se duhet të marrë fund njëherë e mirë.

Mediat e huaja kanë thënë se gjatë përleshjeve, forcat policore kanë thyer standardet ndërkombëtare të përdorimit të forcës.

Zjarr Tv Ad