Kosova aplikoi për anëtarësim në BE/ Reagon ministria e Jashtme e Shqipërisë: Do ta mbështesim dhe ndihmojë në çdo hap të këtij procesi

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka përshëndetur Kosovën, për aplikimin që ajo bëri për anëtarësim në BE. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Xhaçka thekson se Shqipëria dot a mbështesë dhe ndihmojë Kosovën në çdo hap të këtij procesi.

Sipas saj, Kosova është në BE ashtu siç edhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.

“Urime Kosovës për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Shqipëria do ta mbështesë dhe ndihmojë Kosovën në çdo hap të këtij procesi.

Vendi i Kosovës është në BE ashtu siç edhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, shkruan Olta Xhaçka.

Zjarr Tv Ad