Kosova bojkoton samitin e Visegradit pas deklaratave të Presidentit çek

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kosova është përfaqësuar vetëm në nivel ambasade në samitin e Visegradit në Çeki, ku diskutohej bashkëpunimi më i ngushtë me vendet e Ballkanit. Shkak i bojkotimit të samitit mendohet se është bërë deklarata e presidentit çek kundër pavarësisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës e ka bojkotuar samitin rajonal të Visegradit në Çeki, pasi presidenti i vendit, Milos Zeman, deklaroi se nuk donte ta njihte Kosovën si shtet.

Kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj, e justifikoi të enjten mungesën e tij me angazhimet elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit.

“Kosova ka hyrë në një cikël të zgjedhjeve të parakohshme dhe angazhimet në këtë kohë të rëndësishme për vendin kanë pamundësuar pjesëmarrjen time në punimet e Samitit të vendeve të Visegradit dhe Ballkanit Perëndimor,” shkroi Haradinaj në Facebook.

Deklarata e presidentit 74-vjeçar të u bë të mërkurën gjatë takimit me homologun Aleksandër Vuçiç në Serbi.

“Nuk jam diktator, ndaj brenda muajit do konsultohem me konstitucionalistë për t’i pyetur nëse është e mundur ta revokojmë njohjen e Kosovës,” tha Zeman.

Një ditë më parë, presidenti që shërbente si kryeministër në vitin 1999 gjatë luftës Kosovë-Serbi, sërish i kishte thënë Vuçiç se nuk i pëlqente aspak Kosova, por nuk kishte si të vepronte.

Ministria e Jashtme dhe opozita çeke konfirmuan gjatë ditës se vendimi i vitit 2018 për njohjen e pavarësisë së Kosovës nuk ka për të ndryshuar, dhe vendimmarrja nuk është në kompetencën e kreut e shtetit.

Zjarr Tv Ad