Kosova dështon të anëtarësohet në Interpol

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kosova nuk ka rritur të anëtarësohet në Interpol pasi nuk ka marrë votat e duhura. Qeveria e kryeministrit Haradinaj ka fajësuar lobimin e Beogradit për këtë dështim, ndërsa Serbia ka festuar atë që e cilësoi si një fitore.

68 vota pro, 51 kundër dhe 16 abstenime, nga 135 në total, nuk i kanë mjaftuar Kosovës për t’u anëtarësuar në Interpol. Vendi dështoi në të dy raundet e votimit në një kohë që i duheshin 2/3 e votave.

Me anë të një deklarate për shtyp qeveria e kryeministrit Haradinaj ka shprehur zhgënjimin për mosanëtarësimin e shtetit në Interpol. Sipas Qeverisë fushata e egër e Republikës së Serbisë dëshmoi edhe njëherë karakterin e saj kundër Kosovës dhe kundër idesë për normalizim të raporteve me Republikën e Kosovës, në një moment kur ky anëtarësim ishte teknik dhe jo politik. Qeveria e Republikës së Kosovës falënderoi të gjitha shtetet që votuan pro saj si dhe të gjithë ata që u përpoqën ta ndihmojnë Kosovën në këtë proces të rëndësishëm.

Por nga ana tjetër Mediat beogradase pasqyruan gjerësisht dështimin e Kosovës për t’u bërë anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Policisë, Interpol. Gazeta  “Telegraf.rs” shkruan se kjo ishte një fitore e madhe për Serbinë. Ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviç, pas dështimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Interpol, ka publikuar një fotografi në rrjetin social Twitter, duke ka shkruar “Fitore”. Kosova për anëtarësim në Interpol kishte aplikuar tre herë, fillimisht në vitin 2010, duke vazhduar me vitin 2015 dhe aplikimi i fundit në vitin 2017.

Zjarr Tv Ad