Kosova feston 10-vjetorin e Pavarësisë

0
306
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kosova feston sot 10 vjetorin e Pavarësisë. Festimet janë shtrirë në të gjitha trojet shqiptare, por epiqendra e aktiviteteve dhe festës do të jetë në Prishtinë. Me rastin e 10 vjetorit nga ana e autoriteteve të Kosovës janë parashikuar një sërë aktivitetesh, ku të ftuar janë edhe liderët shqiptar të Shqipërisë, Maqedonisë, e Malit të Zi. Që në orët e para të mëngjesit për këtë 10 vjetor kanë ardhur urime edhe nga lider botëror. Ndërkaq, në Shqipëri të parët që kanë uruar pavarësinë e Kosovës kanë qenë Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama, të cilët do të jenë pjesë edhe e festimeve në Prishtinë. Ndërsa nga liderët e huaj, i pari që ka uruar pavarësinë ishte ish-presidenti i SHBA, Bill Klinton, i cili ka një rol të rëndësishëm gjatë viteve të luftës në Kosovë por edhe për pavarësinë. Ndërkohë, seanca solemne e Kuvendit të Kosovës dhe marshimi i trupave të FSK do të jetë ditën e diel, më 18 shkurt. Sot dhjetë vite më parë, Kuvendi i Kosovës përmes një deklarate të nënshkruar nga deputetët, veç atyre serbë, shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, duke u realizuar dëshira shekullore të shqiptarëve për të fituar pavarësinë. Prej 17 shkurtit të vitit 2008 Ballkanit iu shtua edhe një shtet i ri, Kosova, e cila filloi të njihej menjëherë nga shtetet mike, ku deri më tani ajo është njohur nga 113 shtete në botë. 

Zjarr Tv Ad