Kosova fitoi me përmbysje, flet tekniku Challandes: Kjo tregon mentalitetin e skuadrës

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...
Bernard Challandes, trajneri i Kosovës

Bernard Challandes, trajneri i Kosovës, në fitoren 2-1 ndaj Çekisë në fundin e ndeshjes, është shprehur për mediat se ky triumf tregon edhe mentalitetin e kësaj skuadre.

“Ishte ky mentaliteti i duhur. Kemi parë një skuadër të jashtëzakonshme. Kishim një kundërshtar të mirë dhe duhet të jemi shumë krenarë për atë që bënë futbollistët në fushë. Ato largimet nga vija fatale, ato na motivuan. Nuk flas për një skuadër të dytë. Ne kemi lojtarë të mirë që mund të luajnë në mesfushë ose në sulm. Nëse na mungon një ose dy ose, apo tre lojtarë, ne e jepim reagimin dhe kjo më gëzon shumë. Problemi ishte kundërshtari, ishte një kundërshtar shumë i fortë dhe ne mundohemi që ne të marrim topin dhe në momentin që topi humbej ne duhej të merrnim atë”, është shprehur tekniku zvicerian.

Zjarr Tv Ad