Kosova mbron Trepçën me ligj

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kuvendi i Kosovës miratoi pas një seance maratonë qe zgjati deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, statutin e Minierës së Trepçës. Dokumenti i kaluar me 80 vota pro, parashikon regjistrimin e saj si një ndërmarrje te re në përputhje me ligjin e miratuar në vitin 2016, sipas të cilit, Qeveria e Kosovës bëhet pronare me 80% të kapitalit. Miratimi I draftit për Statutin e Trepçës, ka shkaktuar reagimin e ashpër të zyrtarëve serbë në Kosovë. Sipas tyre, një hap I tillë nga qeveria ka për qëllim dëbimin e popullit serb nga Kosova. Ligji për Trepçën parashikon sipas tyre “Konfiskimin e një pasurie të shtetit të Serbisë. Edhe shefi I Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ftoi komunitetin ndërkombëtar që të mos lejojë zbatimin e ligjit për Trepçën, duke thënë se pasojat do të jenë të njëjta për dialogun, sikurse edhe taksa kundër mallrave serbe. Mbrëmjen e së Shtunës, deputetët miratuan disa projektligje të rëndësishme, përfshi atë për pagat në sektorin publik, Projektligjin për dialog me Serbinë si dhe Buxhetin për vitin 2019, i cili do të jetë mbi 2,3 miliardë euro.

Kryeministri Ramush Haradinaj përshëndeti miratimin e buxhetit duke theksuar se ky është buxheti më i madh në historinë e Kosovës që do t’i paraprijë rritjes ekonomike prej 4,7%. Lidhur me dialogun me Serbinë, parlamenti miratoi në parim projektligjin që lidhet me detyrat dhe përgjegjësitë e delegacionit shtetëror të Kosovës në procesin e bisedimeve me Serbinë. LDK dhe Lëvizja vetëvendosje nuk votuan, duke kërkuar krijimin e dialogut dhe projektligjit nga fillimi.

 

Lidhur me tarifat ndaj mallrave serbe, kryeministri Ramush Haradinaj, këmbënguli se tarifat do të zgjasin deri në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.

 

Zjarr Tv Ad