Kosova merr ndihmë nga SHBA 33 milion dollar/ Vjosa Osmani: Kornfirmimi i përkushtimit të përhershëm

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kosova merr ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do t’i dhurohen 33 milionë dollarë amerikanë, pra ndihmë kjo e cila  lidhet me Objektivat Zhvillimore të USAID-it, për pesë vitet e që do të vijnë.

Kjo marrëveshje, është nënshkruar ditën e mërkurë nga u.d  e Presidentes Vjosa Osmani, e cila është shprehur se përmes këtij projekti, do të synohet një shërbim shumë i mire, ndaj qytetarëve nga institucionet llogaridhënëse si dhe efektive të qeverisjes. Gjithashtu do të ketë rritje të mundësive, për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse demokratike dhe ekonomike.

Investimi i vazhdueshëm i SHBA-ve përmes projekteve të ndryshme është konfirmim i përkushtimit të përhershëm të qeverisë dhe popullit amerikan kundrejt rritjes së mirëqenies dhe zhvillimit të përgjithshëm social e ekonomik të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, është shprehur u.d. Presidentja Osmani përmes një deklarate për shtyp.

Theksojmë që SHBA-të, janë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës, si në aspektin ekonomik,  ashtu edhe në aspektin politik.

Zjarr Tv Ad