“Kosova mos të na japë leksione për Ballkanin e Hapur”/ A duhet të kërkojë falje Serbia për krimet e luftës, ja si përgjigjet Rama

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ballkani i Hapur është një nismë nga e cila Shqipëria nuk do të tërhiqet. Kryeministri Edi Rama, duke folur nga foltorja e Kuvendit, u shpreh se nuk i intereson se çfarë përfiton Serbia, por çfarë fiton Shqipëria dhe Kosova.

Duke iu referuar mosdakordësisë së kësaj të fundit për këtë nismë, Rama u shpreh se Serbia duhet të kërkojë faljet për krimet e luftës, por kjo nuk mund të arrihet duke i mbyllur derën bashkëpunimit rajonal.

Kreu i qeverisë shqiptare thotë se Kosova duhet të respektojë vendimin e Shqipërisë sovrane dhe se nuk duhet t’i japë leksione.

“Ne nuk na intereson se sa do fitojë Serbia, por sa do fitojë Shqipëria dhe Kosova.Sernbia është më e madhe nëse na merr ne veç e veç, Shqiprtarët e marrë sëbashku bëjnë që Serbia të jetë vetëm një nga dy popujt më të mëdhenj në rajon. A duhet të kërkojë falje Serbia për krimet e luftës, po nuk e luan topi. Pa u vënë aty tek kërkesa për falje dhe pastaj tek falja, nuk mbyllet saga e këtij konflikti. Por si arrihet, duke u izoluar pas një barrikade të një lufte imagjinare, apo duke rënë dakord për gjëra që janë në dobi për mirëqënien ekonomike dhe sociale.

Janë në dobi të një gjëje tjetër që ne e harrojmë shpesh, faktorizimi i shqiptarëve si popull i paqes. Si i tillë kombi shqiptar ka fituar. Nëse nuk paraqitet si i tillë, do humbasë. Këtu është sovranitet. Në rrugën e lehtë, të luftës imagjinore me Facebook, me ekrane, dhe foltore, ka vetëm rrënim dhe hidhërim. Biem ose nuk biem dakord, dua që me qeverinë e Kosovës që të bashkëpunojmë. Shqipërisë nuk mund t’i jepen leksione. Vendimet sovrane të Shqipërisë nuk duhen diskutuar. Kjo mosdakordësi, koha do tregojë se kush ka të drejtë” – tha Rama.

Zjarr Tv Ad