Kosova ndjen ‘aromën’ e Europianit, fitore me përmbysje përballë Çekisë

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kosova është një “fortesë” e pamposhtur!

Të besuarit e Bernard Challandes morën një fitore me përmbysje 2-1 përballë Çekisë e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2020.

Patrick Shik i ndëshkon “Dardanët”, por reagimi i vendasve vjen shumë shpejt.

4 minuta zgjati gëzimi i miqve pasi Vedat Muriqi tregoi që është njeriu i momentit duke barazuar shifrat në 1-1.

Pjesa e parë e lojës mbyllet në barazim, ndërsa Kosova golin e fitores do ta shënojë në minutën e 67’ me anë të Mergim Vojvoda.

Minutat e mbetura Kosova administron lojën dhe në këtë mënyrë merr një fitore të rëndësishme ndaj Republikës Çeke që konsiderohet rival i drejtpërdrejtë për kualifikim në EURO 2020.

Pas kësaj fitore, Kosova bën atë që nuk e priste askush duke marrë kryesimin e Grupit A me 8 pikë të grumbulluara, 2 më shumë se Anglia e vendit të dytë që ka dy ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Zjarr Tv Ad