“Kosova një vend i mrekullueshëm”, ja çfarë i tha donald trump, presidentit thaçi

0
150
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Hashim Thaçi ka takuar në Neë York  presidentin amerikan Donald Trump. “Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe miqësinë e përjetshme ndërmjet popujve tanë”, ka shkruar Presidenti Thaçi në postimin e tij. Të dy presidentët kanë qenë të shoqëruar nga zonjat e para.

Presidenti në një prononcim, po ashtu tha se në takimet që ka pasur me sekretarin Mike Pompeo dhe ambasadoren e SHBA-së në OKB, ishte një ndiejnë e fuqishme me mbështetje për Kosovë, ku u shpreh qartë se administrata Trump mbështet Kosovën dhe rrugëtimin më të shpejt për në NATO. Ai po ashtu shtoi se SHBA e çmon shumë miqësinë e përjetshme të qytetarëve të Kosovës me SHBA-në, ndërsa tregoi se në takimet që ka pasur i është dhënë mbështetje Kosovën për themelimin e forcave të armatosura të Kovës, në koordinim të plotë me SHBA-në dhe NATON.

Presidenti Thaçi, po ashtu pohoi se SHBA mbështet fuqishëm dialogun Kosovë – Serbi dhe marrëveshjen e mundshme historike që mund të arrihet mes dy vendeve. “SHBA konfirmuan qartë se e mbështesin edhe angazhimin që kemi deklaruar, në rast të arritjes së marrëveshjes mes të Kosovës dhe Serbisë, ku mund të përfshihet demarkimi i kufirit dhe korrigjimi i lehtë i kufirit, që do të mbyllte urrejtjen ndër shekullore mes Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi presidenti Thaçi.

 

Zjarr Tv Ad