Kosova pret Anglinë, rezultati kalon në plan të dytë

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kosova do të luaj takimin e fundit eliminatore të evropianit 2020 kundër Anglisë në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Përfaqësuesja më e re e futbollit evropian do të ketë përballë kombëtaren që shpiku këtë sport mbarëpopullor. Edhe pse rezultati nuk do të ndryshoj asgjë në grupin a, dardanët do të mundohen të siglojnë një moment historik kundër tre luanëve.

Prishtina dhe e gjithë Kosova do të përjetojë një mbrëmje të paharruar të futbollit, për të mbyllur një cikël të jashtëzakonshëm kualifikuesesh, që edhe pse nuk i dërguan “Dardanët” në Evropian, i ka konfirmuar ata një realitet te bukur në sytë e opinionit sportiv.

Kosova ka edhe një mundësi për të shkuar në Evropian nëpërmjet Ligës së Kombeve, ndaj kjo përballje luksi do të vleje për të fituar përvojë para sfidës së Marsit me Maqedoninë.

Ndërkohë, trajneri i Anglisë, Gareth Sotgeit pritet të hedh në fushën e lojës formacionin më të mirë të mundshëm . Ishullorët I druhen një rezultati të hidhur pasi ne takimin e parë përtej rezultatit pësuan 3 gola.

Stadium “Fadil Vokrri” do të ketë një “vullkan”, që pritet të shërbejë si kartëvizitë për te përfaqësuar kombin me te ri ne kontinentin e vjetër denjësisht në elitën e futbollin evropian jo vetëm në aspektin sportiv.

Zjarr Tv Ad