Kosova shpall vepër penale testimin e virgjërisë

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në mbledhjen e radhës të qeverisë në Kosovë u miratua që, duke nisur nga dita e sotme (12 tetor), testimi i virgjërisë do të konsiderohet vepër penale.

Ndryshimet e fundit në Kodin Penal e konsiderojnë testin mjekësor për virgjërinë si të panevojshëm dhe nëse kryhet, do të sanksionohet me ligj sepse përbën shkelje të të drejtave themelore të njeriut.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u shpreh se ky ndryshim vjen në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut të cilat ndalojnë kontrollimet e detyruara për virgjërinë.

/Revista Psikologji

Zjarr Tv Ad