Kosova/ “Taksa, kali i betejës së kryeministrit për pushtet”

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

As optimistët më të mëdhenj nuk kanë besuar se nga rreth gjysmë miliardi euro në vit importe nga Serbia dhe fare pak eksporte Kosova një ditë do ta përmbysë bilancin tregtar me Serbinë. Dy dekada pas përfundimit të luftës Kosova muajt e fundit po eksporton trefish më shumë mallra drejt Serbisë sesa po importon. Krejt kjo falë taksës 100%, shkruan gazeta.

E analisti politik, Rasim Alija, thekson se kjo taksë është “kali i betejës” së kryeministrit për të mbetur në pushtet. Alija për “Zërin” ka thënë se Haradinaj ka dalë fitues me taksën në tri frone.

“Në aspektin politik taksa ka qenë kali i betejës së kryeministrit për të mbetur në pushtet. Një pjesë të opozitës ia ka marrë kauzën për reciprocitet me Serbinë, partnerin e madh të koalicionit – PDK-në e ka vendosur në plan të dytë si prijëse të PAN-it, ndërsa si AAK e ka rritur mundësinë e shtimit të radhëve të veta. Kryeministri do të vazhdojë ta përdorë taksën deri në momentin kur nuk ka më çfarë të nxjerrë nga kjo edhe në aspektin e brendshëm të shtimit të radhëve, por edhe në aspektin e jashtëm si levë e negocimit”, ka deklaruar ai.

Edhe pse e pranoi se tarifa i ka lëkundur raportet me vendet mike, Alija nuk e beson se do të ketë edhe për një kohë presion.

“Në aspektin e jashtëm, është krejt e qartë se i ka lëkundur marrëdhëniet me SHBA-në dhe me vendet tjera mbështetëse të Kosovës. Presion të ndërkombëtarëve nuk do të ketë edhe për disa kohë. BE-ja tashmë ka filluar me zgjedhjet për strukturat e reja dhe vëmendja është e përqendruar në këtë proces”, ka thënë ai.

 

Zjarr Tv Ad