‘Kosova, zemra e Shqipërisë! Edvin tradhtar! Protestuesit shpërthejnë, policia bllokon bulevardin

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sirena policie, fishkëllima bilbilësh dhe thirrje të fuqishme kanë gjëmuar paraditen e sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë teksa makina qeveritare dhe të ambasadave të huaja e përshkonin me shpejtësi; në to ishin liderët e rajonit, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Kryeministri Edi Rama që iu drejtuan hotel Rognerit, për takimin e tretë rajonal të Mini-Shengenit.

Dhjetëra protestues të shoqërisë civile, grumbulluar përpara Kryesisë së Kuvendit, kanë lëshuar thirrje të fuqishme në drejtim të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç lidhur me Kosovën dhe mikut të tij Edi Ramës, si mbështetës në planin që ata e gjykojnë si krijim i Jugosllavisë së Re.

“Kosova, zemra e Shqipërisë”, “Rama ik”, “Turp, turp”, “Edvin tradhtar”, “This is not a Mini-Shengen, It’s a Mini-Shit” :këto kanë qënë disa nga parullat që përveçse u shfaqën në atë anë të bulevardit, shpërthyen me forcë teksa makina e Vuçiç, Ramës dhe të tjerëve parakaloi.Aktivisti Auron Kalaja tha se ata u tërhoqën zvarrë nga Policia dhe iu sekuestruan pankartat nga Policia, pasi “nuk kishin leje nga Policia”. “Dieli lind në perëndim”, ishte mesazhi i kësaj proteste, që ishte ideuar me një skenografi të veçantë, me një flamur gjigant shqiptar.

“Ne nuk jemi kundër Vuçiçit, të kuptohemi, – tha ai. – Ne jemi kundër Mini-Shengenit. Neve vetëm ditën e fundit na treguan se ku do mbahej takimi, sepse na thanë njëherë në Durrës, njëherë aty e njëherë atje…Ndaj jemi këtu. Le të kujtojmë se Kosova, Bosnje Hercegovina nuk e kanë pranuar. Kjo është një axhendë personale, marrëveshje personale e zotit Ramës. Me kë është konsultuar ai? Ne nuk pranojmë asnjë marrëveshje pa Kosovën!”

Kujtojmë se Kosova e refuzoi pjesëmarrjen e saj në këtë takim të tretë rajonal për Mini-Shengenin, që është kritikuar gjerësisht brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Zjarr Tv Ad