Kosovarët, më jetëshkurtrit në Ballkan

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në diskutimin për mjedisin dhe shëndetin, me fokus në ndotjen e ajrit, u kërkua që të merren hapa konkretë në përmirësimin e gjendjes së mjedisit, si pasojë e së cilës u tha se qytetarët e Kosovës kanë jetëgjatësinë më të ulët në Ballkan.

Aty u kërkua nga shteti, organizatat dhe kompanitë që të organizohen dhe të bëjnë më shumë për ndotjen e ajrit.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se problemet mjedisore janë shkaku kryesor që qytetarët e Kosovës kanë jetëgjatësinë më të ulët në Ballkan. Ai është zotuar dhe tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me mekanizmat konkretë për të përmirësuar gjendjen mjedisore.

“Problemet mjedisore që janë të vazhdueshme, janë shkaku kryesor që kosovarët kanë jetëgjatësinë më të ulët në Ballkan. Ndotja e ajrit është ndër sfidat kryesore. Sfidimi i kësaj situate është i domosdoshëm, deri më sot kemi pasur koordinim, por mund ta shtojmë që të kemi koordinim më të mirëfilltë. Efekte negative ka kudo, mund të vërejmë në liqene dhe në ajrin që marrim çdo ditë. Kërkohen mekanizma që të organizohen komunat për luftim të kësaj dukurie”.

“Përgjegjësia për ndotjen e ajrit bie mbi shtetin, organizatat dhe kompanitë. Në prezantimin e UNICEF-it është një problem global”.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi, tha se gjithë fokusimi po arrin efektin e vet, shkruan EO, përcjell albinfo.ch.

“Jam i lumtur që gjithë ky fokusim po arrin efektin vetë. Jam i lumtur që përgjatë kësaj qeverie janë ndërmarrë disa hapat konkretë dhe të efektshëm, siç është ndalimi thëngjillit te institucionet publike dhe në shkolla, si dhe të ndërpritet praktika që punëtorëve t’u jepet thëngjill si shpërblim dhe besoj që këto të kenë efekt”.

“Kemi edhe mungesë të ujit. Kemi një ndotje të tokës nga mbeturinat në vende të palejueshme. Mbi 600 persona janë dënuar për hedhje të mbeturinave. Kemi edhe një projekt për menaxhimin e mbeturinave me GIZ-in dhe Organizatën Japoneze, kemi 10 milionë euro që kanë efekt të drejtpërdrejtë në uljen e tokës nga mbeturina”.

Koordinatorja për zhvillim e Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson, tha se kjo temë është urgjente dhe esenciale, e cila kërkon angazhim nga të gjithë.

 

Zjarr Tv Ad