Kosovë, deputeti “i bën” serum Albin Kurtit në Kuvend: I ka humbur rruga…

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, i ka shkuar me serum në dorë kryeministrit Albin Kurti, në vendin ku ai ulet në Kuvend.

Në momentin që ai bëri këtë veprim, Kurti shihet duke buzëqeshur.

Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku shprehet se qeverisë Kurti i ka humbur rruga në oborr.

Ai shton se gjendja në shtëndetësi është e rëndë dhe shihet një mungesë e theksuar e barnave.

“Edhe qeveria edhe shëndetësia kanë nevojë për infuzion.

Qeverisë Kurti i ka humbur rruga në oborr.

Gjendja në shëndetësi është e rëndë, me mungesë të barnave nga lista esenciale kurse në kulmin e krizës vjen dorëheqja e Ministrit të dytë në një vit e gjysmë qeverisje. Një infuzion ia vendosa sot për shkak qe qeveria është aq e dobët, sa nuk po qëndron dot në këmbë. Duke parë dhe paaftësinë në përgjithësi të Qeverisë, më së miri do të ishte dorëheqja e kryeministrit sepse po dështon në çdo sferë të jetës!”, ka shkruar Lushtaku.

Zjarr Tv Ad