Kosovë, kirurgët e QKUK-së vijojnë grevën

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Greva në Shëndetësi u organizua nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë, më 26 dhjetor, për të zgjatur 72 orë. Më pas, vet kreu i saj Blerim Syla, pas takimit me zyrtarë të qeverisë kishte bërë thirrje që greva të ndërpritet. Por, kirurgët e nisën protestën e tyre më 17 dhjetor dhe vazhdojnë ende. Ata këmbëngulin për rritjen e rrogës përmes miratimit të projektligjit për pagat, i cili aktualisht është në procedurë aprovimi. Njëri prej kirurgëve grevistë, Arbër Morina i tha “Radios Europa e Lirë” se Kolegjiumi Profesional i Kirurgëve ka vendosur që greva të mos ndërpritet. Sipas tij, grevës tashmë i janë bashkuar 157 kirurgë nga e gjithë Kosova. Sa për arsyen përse kirurgët nuk e respektuan vendimin për ndërprerjen e grevës, Morina shpjegon se ata nuk janë përfaqësuar asnjëherë denjësisht nga kjo sindikatë. Për punën që kryejnë, mjekët specialistë në Kosovë paguhen me rreth 600 euro në muaj.

 

Zjarr Tv Ad