Kosovë, LDK paralajmëron: Nuk lejojmë kapjen përsëri të shtetit

0
16

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri paralajmëroi sot se partia e tij nuk do të lejojë atë që ai e quajti kapjen e re të shtetit.

Haziri theksoi në një postim në mediat sociale se sfida kryesore e qeverisë së re do të jetë arritja e unitetit politik në parlament për çështje me interes nacional.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri theksoi se LDK ka qenë gjithmonë gardiane e demokracisë në Kosovë, pavarësisht sesa e brishtë është ajo.

Haziri paralajmëroi se LDK nuk do të lejojë që kapja e shtetit si politikë populiste në Kosovë, të zëvendësohet me një kapje të re të shtetit.

Nuk ishte e qartë se kujt po i drejtohej zoti Haziri me këtë paralajmërim. Por me sa duket postimi i tij në mediat sociale po qartëson vijat e kuqe të LDK-së për qeverinë e re.

Për më tepër, zoti Haziri theksoi se sfida kryesore e qeverisë në ardhje është që të arrihet uniteti politik në Kuvendin e Republikës për temat e mëdha e me interes nacional.

Nënkryetari i LDK-së, tha se Kosova nuk e ka komoditetin që të jetojë pa stabilitet edhe 11 vjet pas pavarësisë.