Kosovë, policia kontroll infektivit, dyshime për vdekjen e 4 pacientëve për shkak të respiratorëve

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Brenda 24 orëve të mëparshme në Kosovë kanë ndërruar jetë 8 persona nga koronavirusi, ndërsa 4 të tjerë nuk i kanë mbijetuar sëmundjes për shkaqe të kujdesit mjekësor. Policia dhe prokuroria kanë rrethuar ambientet e jashtme të spitalit infektiv për të hetuar ngjarjen. Kosova raporton për një rëndim të situatës prej koronavirusit, që po sfidon kapacitetet e sistemit shëndetësor dhe ka rritur numrin e të infektuarve në vend. Forca të shtuara të policisë dhe prokurorisë bllokuan të dielën hyrjen e Klinikës Infektive në kryeqytet, ku dyshohet se të shtunën mbrëma 4 pacientë të diagnostikuar me kovidin e ri ndërruan jetë si pasojë e mosfunksionimit të respiratorëve nga mungesa e oksigjenit qendror. Disa prej trupave të pajetë u larguan në orët e mëngjesit nga përfaqësues të mjekësisë ligjore, mes tyre kufoma e një 70-vjeçari që familjarët mendojnë se u nda nga jeta nga pakujdesia e mjekëve. Në fundjavë 8 viktima të konfirmuara zyrtarisht dhe 178 raste të reja shënuan rekordin më të keq ditor që kur sëmundja nisi të përhapet më 13 mars. Mësohet se më shumë se gjysma e rasteve u regjistruan në komunën e Prishtinës, duke e çuar totalin e prekurve në rang vendi mbi 3,300, ndërsa të paktën 70 janë viktimat. Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë, Blerim Syla, tha se me sëmundjen e kovidit-19 janë edhe gati 300 pjesëtarë të stafit mjekësor e infermieror kosovar. Autoritetet u kanë bërë apel qytetarëve të respektojnë rekomandimet për mbajtjen e maskave, distancës dhe ruajtjen e higjienës, si rregulla bazë për shëndetin publik. Të mërkurën u vendosën disa masa shtesë për mbrojtjen nga koronavirusi, përshirë edhe ndalesën e grumbullimit të më shumë se 50 personave në ambiente të hapura e të mbyllura, reduktimin e punonjësve të administratës dhe pjesëmarrjet në ceremonitë mortore.

Zjarr Tv Ad