Kosovë/ Seancë e jashtëzakonshme për abuzimin e 16-vjeçares

0
3

Në orën 12:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës lidhur me ngacmimin seksual, përdhunimin dhe kryerjen e abortit të paligjshëm ndaj të miturës nga Drenasi dhe përgjegjësinë institucionale. Kjo seancë është thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, LDK dhe Alternativa. Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka thënë se në seancë kanë kërkuar që të jetë kryeministri, ministri i Punëve të Brendshme, ministri i Shëndetësisë dhe ai i Arsimit.

“Siç e dini gjatë këtyre ditëve kemi qenë dëshmitarë të një tragjedie që ka ndodhur në Drenas dhe kjo ngjarje do të duhej që të na thirrte në përgjegjësi se kjo është përgjegjësi institucionale. Ne kërkojmë përgjegjësi institucionale për këtë rast. Prandaj kemi kërkuar seancë. Seanca do të mbahet sot në ora 12:00 dhe ne kërkuam që në këtë seancë të jenë të pranishëm kryeministri, ministri i Punëve të Brendshme, ai i Shëndetësisë dhe i Arsimit.