Kosovë/ Sherr mes dy shqiptarëve dhe një serbi

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy shqiptarë dhe një serb janë përleshur një ditë më parë në Kosovë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bardhosh të Prishtinës, pas një konflikti. Në njoftim zyrtar, Policia e Kosovës sqaron se “Në Polici janë paraqitur edhe familjarët e palëve të përfshira dhe pas konsultimeve dhe sqarimit të rrethanave edhe nga vetë palët e përfshira dhe vlerësimin se përleshja ka qenë e çastit, përderisa ata punojnë në të njëjtin vend, të njëjtit nuk kanë dashur inicimin e ndonjë rasti apo procedure të mëtejme” Personat e përfshirë në këtë ngjarje janë shoqëruar në ambientet policore për të sqaruar rastin si dhe iu është ofruar ndihma mjekësore.

Policia e Kosovës thotë se vazhdon të jetë e përkushtuar në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallime, si dhe për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në vend.

 

Zjarr Tv Ad