Kosovë-Shqipëri mbledhje të përbashkët në shtator, do nënshkruhen 3 marrëveshje të mëdha

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kosova dhe Shqipëria  do të vazhdojnë edhe këtë vit traditën e mbledhjeve të përbashkëta ndërmjet dy qeverive, ku edhe do të nënshkruhen marrëveshje të reja, e do të diskutohet për avancimin e zbatimit të marrëveshje të kaluara.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, ka thënë se mbledhja e përbashkët mes dy qeverive pritet të mbahet në pjesën e dytë të muajit shtator.

Ajo ka thënë se në këtë mbledhje do të nënshkruhet tri marrëveshje të “mëdha”.

“Ne kemi filluar me takime të cilat do ta organizojnë mbledhjen e përbashkët ndërmjet dy Qeverive, e cila pritet të mbahet në pjesën e dytë të shtatorit.

Javën e kaluar kam pasur takim me këshillin organizativë jemi në punë e sipër për tu koordinuar mes dy qeverive për marrëveshjet e radhës.

Janë tri marrëveshje më të mëdha do ti quaja, e para është Dogana në Durrës, linja hekurudhore dhe Hidrocentrali që do të ndërtohet në republikën e Shqipërisë për Kosovën,” ka thënë ajo për mediat kosovare.

Balaj-Halimaj ka folur edhe për marrëveshjet e nënshkruar vite më parë, si dhe zbatimin e tyre. Ajo ka thënë se ka pajtueshmëri mes dy palëve që të shtyhen përpara marrëveshjet e arritura, e të cilat kanë ngecur në zbatim.

Sipas saj, në takimin e ardhshëm do të ketë edhe plotësim të disa marrëveshjeve të kaluara.

Kosova dhe Shqipëria kishin filluar mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive më 11 janar të vitit 2014.

Kjo mbledhje ishte mbajtur në qytetin e Prizrenit, dhe dy kryeministrat  në atë kohë Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës dhe Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, e kishin cilësuar historike këtë mbledhje.

Zjarr Tv Ad