Kosovës i vonohet liberalizimi i vizave

0
127
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nuk ka gjasa të ndodhë para zgjedhjeve për Parlamentin Europian. Disa shtete anëtare të bllokut nuk dëshirojnë të shprehen për këtë çështje në mënyrë që ajo të mos keqpërdoret nga partitë populiste. Edhe vetë Prishtina zyrtare është në pritje të përfundimit të zgjedhjeve dhe deri atëherë nuk do të ketë ndonjë përpjeke diplomatike. Ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha shpreson që në qershor të ketë një vendim për këtë çështje, ndërsa shprehet pesimiste për vendimmarrjen.

 “Ka ende punë domethënë që ka ende punë tek shtetet anëtare nuk dëshirojnë ende të marrin ndonjë vendim para se të përfundojnë zgjedhjet e Parlamentit Evropian, pra ju e dini fare mirë nuk jemi vetëm ne që kemi treguar dhe që në vazhdimësi kemi deklaruar se kushtet, kriteret për liberalizimin e vizave janë përmbushur , tani jemi në hapin e fundit po shpresojmë dhe po kërkojmë që pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian krijohet një momentum i ri dhe në takimin e qershorit të Këshillit të Ministrave të kemi një vendim…Asnjë nga shtet e Bashkimit  Evropian nuk janë optimiste se do të mund të lëvizin përpara para këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Hoxha.

Zgjedhjet për Parlamentin Europian do të ndikojnë gjithashtu edhe procesin e zgjerimit. Komisioneri për zgjerimin Johanes Han ka njoftuar shtyrjen e publikimit të progres raporteve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e gjithashtu edhe të vendimit për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit.

 

Zjarr Tv Ad