Kotzias kundër Nimetz: S’je kompetent për politikën tonë

0
268
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vetëm disa orë pas letrave kërcënuese adresuar ministrit të Jashtëm, Koztias dhe katër ministrave të tjerë të qeverisë greke dhe pak orë para mitingut të madh që po organizohet në Athinë, vjen përplasja e parë e madhe midis kreut të diplomacisë greke dhe negociatorit të OKB për çështjen e emrit, Mattheë Nimetz. Shkak është bërë deklarata që ky i fundit ka bërë gjatë vizitës së tij në Shkup ku ka thënë se pala greke deri tani nuk është shprehur kundër identitetit kombëtare të popullit fqinj, deklaratë e cila është pritur me mospëlqim të madh nga Athina. Koztias, në një bisedë telefonike, i ka theksuar z. Nimetz në mënyrë të qartë dhe rigoroze se nuk është kompetent për të folur se cila është politika e Athinës për këtë çështje dhe as për ta përshkruar atë, madje në mënyrë të gabuar. “Negociatat mund të bëhen vetëm ne kontekstin e atyre marrëveshjeve që janë arritur në Davos”, i ka thënë ai. Ndërkohë, gjithë mediat greke i referohen sondazhit surprize, siç ato e quajnë, publikuar dje në Shkup sipas të cilit 61% e qytetarëve atje, mbështesin një zgjidhje për çështjen e emrit me qëllim integrimin europian. Sipas sondazhit, 50% e qytetarëve me origjinë sllave mbështesin ndryshimin e emrit (30% plotësisht dhe 20% pothuajse) ndërsa nga qytetarët me origjinë shqiptare kjo mbështetje shkon në masën 95%. (84% plotësisht dhe 11% pothuajse). Gjithashtu 60% e qytetarëve me origjinë sllave besojnë se me ndryshimin e emrit do ndryshojë edhe identiteti ,ndërsa 48% e qytetarëve me origjinë shqiptare besojnë të kundërtën.

Zjarr Tv Ad