Kotzias: Bushati u shkarkua si ministër nga Rama, keqardhje

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, vijon që të flasë me superlativa për ish-kolegun e tij Ditmir Bushati. Për Kotzian marrëveshja mes tij dhe Bushatit do të ishte mbyllur, në rast se në vendin tonë do të funksiononte Gjykata Kushtetuese.

Lidhur me gjendjen e luftës me Shqipërinë që zgjat prej 75 vitesh, Kotzias deklaroi:

“Këtë çështje e kishim si pjesë të një pakete. Jo të gjithë ishin dakord që të zgjidhej. Kishim një problem, veçanërisht që marrëveshja mbi ZEE-të, që kishim përgatitur me kolegun tim shqiptar, nuk kishte Gjykatë Kushtetuese në Shqipëri që ta miratojë. Domethënë, meqenëse ishte refuzuar marrëveshja e mëparshme nga Gjykata Kushtetuese, duhet të funksiononte Gjykata Kushtetuese që të kalonte aty”.

“Siç di – tani ka disa lëvizje, të shohim – Gjykata ka 11 anëtarë dhe kishin mbetur vetëm dy. Plus kishte probleme komunikimi midis Ramës dhe Metës. Ajo që është e trishtë, do të thoja, është se Bushati nuk do të jetë më ministër i Jashtëm i Shqipërisë, për arsye që mund t’i diskutojmë në një intervistë tjetër”, tha më tej Kotzias.

Sipas Kotzias-it, ai u largua nga Rama dhe “ne të dy, që thuajse kishim mbaruar paketën e marrëveshjes mes Greqisë dhe Shqipërisë, nuk jemi më në ministritë tona”.

“Por, më lejoni t’iu them një lajm. Më 15- 16 mars, Departamenti i Studimeve Europiane dhe Ndërkombëtare të Universitetit të Pireut do të zhvillojë një seminar mbi aspekte të ndryshme të politikës së jashtme të 4 viteve të fundit. Ditmir Bushati është midis njerëzve që do të më nderojë dhe që më ka premtuar se do të vijë dhe do të flasë ditën e dytë”, tha Kotzias.

Zjarr Tv Ad