KPA jep vendimin për Elisabeta Imerajn, riçelet hetimi nga e para, rrëzohet kërkesa për thirrjen e dëshmitarëve

0
476
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kolegji i Posaçëm i Apelit ka vendosur që të riçelë hetimet ndaj Elisabeta Imerajt, kryeprokuriressë Tiranës.

Sipas Faxneës në process do të paraqiten prova të reja në shkallënn e dytë të vettingut ndërsa nuk pranohen që të thirren disa dëshmitarë.

Riçelja e hetimeve do të bazohet mbi dokumentat, të cilat jahnë paraqitur nga Imeraj.

Nuk pranohet që të thirren si dëshmitarë Teo Jacobs dhe trupa gjykuese që shqyrtoi çështjen e saj në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Shkalla e parë e Vetingut konfirmoi në detyrë Elisabeta Imerajn në prill të vitit 2021, me arsyetimin se përmbush të tre kriteret; ligjshmërinë e pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizimin.

Por Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Komisioneri Publik kërkojnë shkarkimin nga detyra të kryeprokurores së Tiranës, me pretendimin se nuk përmbush asnjërin nga kriteret.

Pas përfundimit të seancës që është shtyrë më 20 prill, Imeraj nuk pranoi që të komentonte për mediat, duke thënë se pret vetëm vendimin e drejtësisë.

Zjarr Tv Ad