KPA merr vendimin final për Alaudin Malajn

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kolegji i Posacëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për gjyqtarin Alaudin Malaj, duke e përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për të paktën 15 vite.

Malaj dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë në verën e vitit të kaluar. Më 15 shtator, kërkesa e tij për dorëheqje u pranua nga KPK, e cila vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit dhe përjashtimin e e subjektit për 15 vjet nga sistemi i drejtësisë.

Alaudin Malaj ka një karrierë të gjatë prej gati tre dekadash në sistemin e drejtësisë dhe para se të dorëhiqej mbante pozicionin e kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë. Me një pasuri të deklaruar prej 1.7 milionë euro ai konsiderohej si një nga gjyqtarët më të pasur në vend, ndërsa kjo dyshohet si shkak dhe për dorëheqjen e tij.

Zjarr Tv Ad