KPA ndryshon vendimin për Donika Prelën…

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Trupi gjykues i KPA ka vendosur shkarkimin nga detyra të Donika Prelës, në ndryshim nga vendimi i dhënë më parë në KPK.

Në përfundim të hetimeve, pas ankimimit të Institucionit të Komisionerit publik KPA konstatoi se për një apartament, subjekti ka mungesë të justifikimit të burimit financiare.

Subjekti ka probleme me burimin financiar për një hua prej 25 mijë euro. Për pasurinë KPA del në përfundimin se ka deklarim të pasaktë nga ana e Prelës dhe për këtë ajo duhet shkarkuar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.

Gjatë seancës së sotme vetë Prela, e cila ka mbajtur dhe detyrën e kryeprokurores së K*rimeve të Rënda nuk ka qenë e pranishme, dhe mungonin dhe avokatët e saj mbrojtës, çka tregon se ajo ka qenë e përgatitur në dhënien e një vendimi të tillë.

Çështja e Prelës në KPA është zvarritur me muaj të tëra, ndërsa vetë ish-kryeprokurorja e krimeve të rënda ka kërkuar ndryshimin e trupës gjykuese, Natasha Mulaj dhe Ina Rama, pasi sipas saj ka pasur konflikt interesi.

Kërkesa e Prelës është rrëzuar dhe tashmë prokurorja do ta shohë veten jashtë sistemit të drejtësisë.

Prela u konfirmua në detyrë në shkurt 2019 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mes debateve të shumta politike. Ajo është akuzuar nga Partia Demokratike për lidhje me krimin ndërsa komisioneri publik apeloi vendimin e konfirmimit duke kërkuar shkarkimin e saj.

Zjarr Tv Ad