KPK e shkarkoi/KPA s’pranon si “mbrojtëse” motrën e Rovena Gashit

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërsa KPK e shkarkoi nga detyra, ish-prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme Rovena Gashi kërkon rikthimin në detyrë pranë Komisionit të Posaçëm të Apelimit. Ndërsa fati i saj pritet të vendoset nga KPA, institucioni i rrëzoi Rovena Gashit të kishte si ndihmëse ligjore motrën e saj Ema Gashi.

KPA e ka këshilluar Rovena Gashin të zgjedhë një avokat, nëse e vlerëson të nevojshme. Seanca e radhës pritet të mbahet më 23 Prill.

“Nuk jemi njoftuar që do ishte ky vëzhguesi ndërkombëtar i ONM (Theo Xhacobs) që do merrte sot pjesë në këtë seancë”, – tha në nisje Ema Gashi.

Por tre anëtaret e KPA-së i kujtuan zonjës Gashi se pritet të ketë një vendim nëse do pranohet apo jo si ndihmëse e së motrës, Rovenës (subjekt i rivlerësimit).

Prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme e cila në fakt, është e pezulluar për shkak të një procesi penal është e para që hapi një betejë me Komisionin e Vettingut, ku në seancën dëgjimore e konsideroi vendimin e saj të paragjykuar dhe të ndërmarrë muaj më parë, atëherë kur ishin dërguar pyetjet e para nga Komisionin i Vetingut. Dhe tani që mori verdiktin e shkarkimit, Rovena Gashi ka kohë të merret me një çështje tjetër, të cilën e ka dërguar në Strasburg ku kundërshton shtetin shqiptar për procedurat se si ajo u pezullua nga detyra.

E njohur ndryshe si ish krahu i djathtë i Adriatik Lallës, Rovena Gashi e ka filluar karrierën në Prokurori në vitin 2004. Ajo ka punuar si prokurore në Tiranë nga viti 2004 deri në vitin 2013, kur u emërua në krye të Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.

Gashi e mbajti këtë detyrë deri në fund të dhjetorit 2017, kur kryeprokurorja e re Arta Marku e uli në detyrë. Ndërsa në maj 2018, Prokuroria regjistroi procedimin penal ndaj saj dhe bashkëshortit Dritan Gina, të cilët po hetohen për pasurinë e tyre, ndërkohë që Marku i pezulloi të dy nga detyra.

Gashi u bë pjesë e listës prioritare të vetingut përpara telasheve me pasurinë, për shkak të kandidimit të saj për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe për Gjykatën e Lartë.

Zjarr Tv Ad