KPK konfirmon në detyrë prokuroren Alma Muça

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisionin i Pavarur i Kualifikimit,  konfirmoi sot në detyrë Prokuroren Alma Muça.

Teksa hetimi i saj  është mbështetur në 3 kritere, rivlerësimi i pasurisë, figura apo dhe aftësitë profesionale, nga verifikimet e ILDKPKI rezulton se Muça ka bërë deklarim të saktë në përputhje me ligjin. Pas shqyrtimit dhe hetimit në të gjitha kriteret, sot Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  i dha të drejtën për të vijuar punën.

Teksa u ndal tek një nga kriteret e vlerësimit, KPK vlerësoi aftësitë profesionale të Muçës, ndërsa shton se ‘nuk janë gjetur afera korruptive tek denoncimet’. Vet Muça gjatë fjalës së saj para KPK-së ka kërkuar konfirmim në detyrë. Ky komision ka pohuar se prokurorja ka burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë dhe nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit.

Mes të tjerash thuhet se prokurorja disponon një depozitë bankare me një shumë prej 5 milionë lekësh të krijuar nga kursimet e pagës në vitet 2014-2015

Zjarr Tv Ad