KPK konfirmon në detyrë prokurorin Zeqir Hoda

0
292
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë këtë të hënë prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Zeqir Hoda, i cili gjatë kohës së shortimit ka qenë drejtues i Prokurorisë së Kurbinit.

Gjatë seancës dëgjimore Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mungesë burimesh të ligjshme në blerjen e dy apartamenteve në Tiranë si dhe ngriti dyshime për dy raste konflikti interesi, por prokurori

Zeqir Hoda tha se i kishte dokumentuar pasuritë dhe kërkoi konfirmimin.

Trupa gjykuese përbëhej nga Pamela Qirko kryesuese, Etleda Çiftja relatore dhe Genta Tafa Bungo anëtare.

Zeqir Hoda e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 si prokuror në Krujë dhe e ka drejtuar këtë prokurori deri në vitin 2009.

Ai ka ushtruar funksionin e tij më pas në Prokurorinë e Tiranës dhe në vitin 2014 është emëruar drejtues i Prokurorisë së Kurbinit.

Ai iu nënshtrua procesit të vetingut për të tre kriteret, por u përball me dyshime për mungesë burimesh të ligjshme të pasurisë si dhe konflikt interesi.

 

Zjarr Tv Ad