KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Apelit Tiranë, Fatos Qato

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një hark kohor prej më pak se 100 minutash Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të hënën vendimin përfundimtar për dy gjyqtarë dhe një prokuror. Problemet me pasurinë “ndëshkuan” gjyqtarin e Apelit Tiranë, Fatos Qato. KPK vendosi shkarkimin e tij nga detyra. Gjatë seancës dëgjimore Qato nuk justifikoi në KPK pagesën e plotë të apartamentit të tij, mundësinë për 25 mijë euro kosto të arredimit të banesës, si edhe shpenzime të tjera si shkollimin e fëmijëve dhe udhëtime jashtë vendit. Në një tjetër seancë, KPK konfirmoi në detyrë kryetaren e Gjykatës së Krujës, Alma Kolgjoka dhe Prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Kraja. Sipas Komisionit, ata kishin arritur një nivel të besueshëm në kriteret për të cilat u vlerësuan.

 

Zjarr Tv Ad