Ilirian Celibashi, vlerësoi si të mjaftueshme provat e ‘Qendresës Qytetare’ duke vlerësuar se Bashkia Tiranë ka shkelur ligjin në vendosjen e një biblioteke publike në funksion të fushatës elektotale.
Disa video dhe foto ku shfaqej kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, në krah të kandidatit për deputet të Partisë Socialiste, Alqi Bllako.
Gjatë një takimi elektoral në ambjentet e bibliotekës “Moikom Zeqo” janë pranuar të enjten nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve si prova të mjafueshme për të konstatuar shkeljen e kodit zgjedhor nga ana e bashkisë.
Pasi shqyrtoi ankesën e paraqitur nga “Qendresa Qytetare” dhe dëgjoi pretendimet e palëve, Komisioneri Ilirian Celibashi tha:
“Çmoj se jemi përpara shkeljes administrative të përdorimit të aseteve publike për qëllime elektorale”.
Sipas tij provat tregonin se në ambjentin e bibliotekës është zhvilluar veprimtari elektorale dhe se për këtë gjë përgjegjësinë duhet ta mbajnë administratorët e këtij aseti publik.
“Do t’i kërkoj Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosjen e sanksioneve administrative”- tha ai.