KQZ drejt shkrirjes do drejtohet nga një kryekomisioner me mandat 7 vjeçar

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor KQZ do të kthehet në monokratik ku në krye do të ketë një kryekomisioner i cili do të zgjidhet me një mandat 7 vjeçar.

Kryekomisioneri pritet të emërohet  në bazë të eksperiencës në funksione publike si dhe në frymën e konsesusit mes të gjitha palëve politike. Deri më tani PD dhe aletatët e saj nuk janë shprehur për tranforminin e KQZ në një institucion monokratik dhe ende nuk kanë një propozim tjetër.

Në mbledhjet e ardhshme të Këshillit Politik pritet të qartësohen kriterët nga ana e ekspertëve si dhe emri i cili do të jetë në krye të këtij institucioni me kriterin që të jetë i pranueshëm nga të gjitha palët.

Por nëse do të ketë edhe dy nivele të tjera për administrimin e zgjedhjeve, Komisionin Rregullator si dhe Komisionin i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Komisioni Rregullator do të përbëhet me 5 anëtarë me një mandat 5 vjeçar të zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me kompetencë për të vendosur rregullat për zhvillimin e zgjedhjeve.

Ndërsa 3 anëtarët e  Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksionevedo të qëndrojnë në detyrë për 9 vite radhazi  dhe do të shqyrtojnë ankimimet e subjekteve zgjedhore dhe vendosjen e sanksioneve për shkelje të Kodit Zgjedhor.

Komisioneri Shtetëror dhe anëtarët e dy komisioneve do të zgjidhen nga Kuvendi me jo më pak se 3/5 e votave. Në rastin se nuk arrihen votat e nevojshme atëherë anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të zgjidhen me short të hedhur nga administrata e Kuvendit.

Por jo vetëm anëtarët e këtij institucioni do të largohen, por edhe një pjesë e administratës do të hyjë në një fazë të re ndryshimesh.

Zjarr Tv Ad