TIRANË– Letra e kryeparlamentarit Gramoz Ruci ka vënë në lëvizje opozitën për të përzgjedhur emrin e të delegurait në Komisionin e posaçëm që do të bëjë përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së së re.
Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku raporton se kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillon një takim me nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili. Takimi po zhvillohet në selinë blu dhe në fokus janë konsultimet për përzgjedhjen e emrit për përfaqësuesin e Komisionin e Posaçëm si edhe diskutime mbi hapjen e listave që do të diskutohen në mbledhjen e radhës të Këshillit Politik.
Opozita jashtëparlamentare duhet të paraqesë propozimin e saj deri më 11 shtator, ndërsa sipas burimeve PD dhe LSI pritet të vendos këto dy ditë për emrin e përfaqësuesit. Përfaqësuesi i opozitës jashtëparlamentare do të marrë pjesë në procedurën e shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së.
Kështu KQZ-ja e re do të shërbejë si një rikthim i PD-LSI në Komisionet parlamentare, pas më shumë se 1 viti e gjysmë jashtë.