Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme, ka konfirmuar dhënien e mandatit të deputetit për Pandeli Majkon.
Majko do të zërë vendin e ish deputetit Alqi Bllako në Kuvend, pasi ky i fundit dha dorëheqje nga mandati menjëherë pasi SPAK lëshoi urdhër arresti ndaj tij për përfshirjen në afera korruptive të lidhura me inceneratorët.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: Ndaj Pandeli Majkos, nuk rezulton të ketë vendime penale të formës së prerë. Pas verifikimeve të kryera, kandiati për deputet, Pandeli Majko nuk përbën kusht për moszgjedhjen e tij. Për sa më sipër mandati i ndëprerë i Alqi Bllakos do i kalojë zotit Pandeli Majko.