KQZ i jep mandatin e Flamur Nokës, Alban Zenelit

0
8

Alban Zeneli nga lista e Partisë Demokratike është zgjedhur sot nga KQZ-ja për të zëvendësuar Flamur Nokën si deputet në Qarkun e Kukësit. Pak ditë më parë Zeneli dorëzoi formularin e dekriminalizimit në KQZ duke shprehur vullnetin për të pranuar mandatin e deputetit. KQZ-ja diskutoi mbi rastin e Alban Zenelit pasi renditej tek ata kandidatë që kanë ndryshuar mendje, pasi ai fillimisht ka firmosur lënien e mandatit në bllok. Madje në protestën e 5 marsit, ai ka marrë fjalën duke djegur publikisht mandatin. Ndërkohë që janë 16 deputetë të Partisë Demokratike dhe Lëvijes Socialiste për Integrim që kanë lënë mandatet dhe sot rreth orës 14:00 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur për t’I zëvendësuar. Afati që kandidatët pasues kanë pasur për të paraqitur formularin e dekriminalizimit në KQZ ka qënë 10 ditor, por nuk është respektuar nga kandidatët, gjë që e bën KQZ-në të shpallë moszgjedhshmërinë e këtyre kandidatëve dhe të vijojë me të tjerë në listë.

Të skualifikuar nga gara janë: Taulant Zeneli, Sindi Daiu, Erisa Xhixho, Nada Krypa, Elizabeta Kurti, Denisa Vata, Dritan Hylli, Mirela Dragoni Tabaku, Matilda Qurku, Gerti Bogdani, Barbara Doda, Ina Haxhija, Sokol Dervishaj, Arben Ristani, Klevis Balliu, Flamur Noka.