Komisioni Qendror i Zgjedhje, verifikoi të gjithë dokumentacion që deputeti më i vjetër i kuvendit, Selami Jenishehri, ka dorëzuar pranë këtij institucioni, për të marrë mandatin.
Burimet pranë këtij institucioni theksuan se në dëshminë e penalitetit, ai rezulton i pa denuar.
Ky është i vetmi verifikim i vetëm që mund të bëj komsioni qendrorë i zgjedhjeve në bazë të ligjit të dekrimianlimit. Pas publikimit në media të vendimit të Gjykatës së Shkodrës ku Jenishehri rezulton i dënuar, por që nuk e ka pasqyruar këtë të dhënë në formular, pesha i kalon Seksionit të Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Burime nga ky organ, bënë me dije për televizion Ora, se akuza do të duhet të pesë 40 ditë para se të nisë të shqyrtojë çështjen. Gjatë këtij afati do të pritet nëse do të ketë referime nga palët e interesuara përfshirë dhe KQZ.
Megjithatë pritet që ky organ të hetojë deputetin, më shpejt se sa e detyrojnë afatet zyrtare.
Deputeti Jenishehri, nuk ka treguar të vërtetën mbi të kaluarën e tij në kudër të ligjit të dekriminalizimit.
Në Formularin e Dekriminalizimit, kryetari i Partisë së Pensionistëve i është përgjigjur me “Jo”, pyetjes nëse ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar apo i huaj.
Por vendimet gjyqësore të formës së prerë që tregojnë se Selami Jenisheri është i dënuar për veprën penale të mashtrimit të parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal, me 8 muaj burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Fshehja e denimit në formularin e vetdeklraimit, në bazë të ligjit të dekriminalizmit, sjell jo vetëm heqjen e mandatit por edhe procedim penal për të zgjedhurin.