KQZ-ja e re, Skenderi paralajmëron: Kodi do ndryshojë sërish

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri Zgjedhor i hapet rrugë riformatimit të KQZ që tashmë do të ndryshojë strukturën ku në krye do të ketë një komisioner, nënkomisioner për teknologjinë dhe 2 Komisione. Për anëtarin e KQZ së vjetër, por ende në detyrë, Bled Skënderin struktura e re do të ketë në tavolinën e punës tre sfida, hapjen e listave, implemtimin e teknologjisë dhe votën e emigrantëve.

Tirane– Me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri Zgjedhor i hapet rrugë riformatimit të KQZ që tashmë do të ndryshojë strukturën ku në krye do të ketë një komisioner, nënkomisioner për teknologjinë dhe 2 Komisione.

Për anëtarin e KQZ së vjetër, por ende në detyrë, Bled Skënderi struktura e re do të ketë në tavolinën e punës tre sfida, hapjen e listave, implemtimin e teknologjisë dhe votën e emigrantëve.

Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit, KQZ bëhet gati për t’u riformatuar, e cila do të ndryshojë strukturën ku në krye do të ketë një komisioner, nënkomisioner për teknologjinë dhe 2 komisione.

Edhe pse Kuvendi ende nuk ka hapur garën për kandidatët e KQZ-së së re, anëtari ende në detyrë, Bled Skënderi në një intervistë për RTV Ora shprehet optimist se përzgjedhja e tyre do të përfundojë brenda shtatorit.

Bled Skenderi:“ Besoj se deri në fund të muajit shtator gjithë procedurat mund të përfundojnë. Gjithçka varet nga Kuvendi për të përcaktuar afate të qarta dhe të shkurtra për pjesën e kandidimit të kanditatëve”

Ndërkohë ai tregon edhe sfidat me të cilat do të vihen në tryezën e punës së strukturave të reja të KQZ-së.

Bled Skenderi: “Hapja e listave, implementimi i teknologjisë në zgjedhje dhe votimi i emigrantëve”

Edhe pse ligji i ri zgjedhor nuk e pengon atë për të kandidatuar për Komisioner dhe anëtarë të Rregullatorit, Bledar Skënderi ka zgjedhur që për momentin të mos e ndërmarrë një hap të tillë.

Bled Skenderi: “Për komisionerin dhe rregullatorin ligji nuk pengon kandidimin por nuk besoj të jem pjesë e KQZ-së së re, megjithatë tia lëmë kohës”

Për anëtarin ende të detyrë, Kodi Zgjedhor do të preket sërish pasi ndryshimet kushtetuese të hyjnë në fuqi me 23 gusht. Madje sipas tij do të ketë ndryshime të rëndësishme si për mënyrën e votimit ashtu edhe të ndarjes së mandateve.

Bled Skenderi: “Duhen ndryshime të tjera në Kodin Zgjedhor për të përcaktuar më të detajuar procedurat si do funksionojë procesi i votimit. Do të hapen listat 100%, do të ngelet një pjesë e listës së hapur apo të mbyllur, votimi do të jetë me qarqe apo disa rajone më të mëdha se qarqet aktuale.“

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në periudhën prill – maj të 2021 ndërsa politika brenda dhe jashtë parlamentit do të duhet të dakordësohet për koalicionet, sa do të hapen listat dhe a do të ketë ndryshime në rajone.

Zjarr Tv Ad