KQZ ndan fondet për zgjedhjet e qershorit, sa do marrin partitë

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi ditën e sotme fondet që do marrin partitë politike për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Në mbledhjen e sotme KQZ miratoi projektvendimin “Për miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30.06.2019”.

Kështu Partisë Socialiste i janë akorduar 86.6 milionë lekë të vjetra, Partisë Demokratike 52 milonë lekë dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim 27 milionë lekë.

Ndërkohë Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet i janë akorduar 10 milionë lekë.

Po ashtu Partisë Social Demokrate 7 milionë lekë dhe për LIBRA, janë akorduar 6 milionë lekë.

Zjarr Tv Ad