KQZ në Kosovë publikon rezultate të reja këtë mëngjes: Votat e partive

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publikimin e numërimit të votave deri në këto momente mëngjesin e sotëm sipas të cilave konfirmohet fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila pasohet me diferencë të ngushtë nga LDK.

Në bazë të të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 197.966 vota ose 25,79%.

E dyta është LDK-ja 192.300 ose përkthyer në përqindje 25,05%.

Partia Demokratike e Kosovës është e treta dhe ka marrë 162.342 apo 21,15% të votave.

Kurse, koalicioni AAK-PSD ka marrë 89.287 vota ose 11,63%.

Koalicioni Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re ka marrë 37.786 vota ose 4,92 për qind.

Ndërsa, Lista Serbe ka marrë 47.633 vota ose 6,21 për qind.

Numërimi i fletëvotimeve në vendvotime është përmbyllur mbrëmë, por vetëm procesimi i të dhënave nuk është bërë akoma për 4% të vendvotimeve, ka deklaruar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka shtuar se këto janë rezultate preliminare, por do të bëjnë përpjekje që sa më shpejt t’i shfaqin të dhënat nga të gjitha vendvotimet.

Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Zjarr Tv Ad